Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramadani kërkon përgjegjësi nga Qeveria pas ngujimit të 63 minatorëve: Nuk ishte hera e parë

Ramadani kërkon përgjegjësi nga Qeveria pas ngujimit të 63 minatorëve: Nuk ishte hera e parë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar pasi 63 minatorët e ngujuar në horizontet 8, 9, 10 dhe 11, si pasojë e djegies së një trafoje të energjisë elektrike në tunelin e parë.

Ramadani është shprehur i lumtur që 63 minatorët kanë shpëtuar, ndërsa ka thënë se do të kërkoj përgjegjësi nga Qeveria.

“Kjo nuk ishte hera e parë që minatorëve tanë – krenarisë së nëntokës së Kosovës – u ndodh të ngujohen në qindra metra thellësi. Problemi me energji elektrike nuk duhet të trajtohet si problem teknik. Asessi. Përgjegjësi duhet të ketë”, ka shkruar Ramadani.