Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI ka folur lidhur me debatin e krijuar së fundmi për Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se në vitin 2007, për herë të parë ishin realizuar Shtesat për Rrezikshmëri për policët, përkatësisht duke filluar me Njësitë Speciale.
Kurse, Ramadani ka shtuar se dihet kush ishin ata ‘që fyen e poshtëruan policinë’.
“Dihet kush janë ata që nuk e respektuan, fyen, poshtëruan e sulmuan Policinë në vazhdimësi. Edhe vitet e fundit po ashtu! Dhe, të tillët nuk kanë dallime etnike, por kishin dhe kanë qëllime politike!”, ka shkruar eksperti i sigurisë në Facebook.
Tutje, Ramadani përmend faktin që policët kanë paga të ulëta dhe nuk kanë sigurime shëndetësore.
“Dihet kush janë ata që nuk e respektuan, fyen, poshtëruan e sulmuan Policinë në vazhdimësi. Edhe vitet e fundit po ashtu! Dhe, të tillët nuk kanë dallime etnike, por kishin dhe kanë qëllime politike!”, vazhdon postimi.