Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar këtë të martë se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës.
Sipas burimeve të TV Arbëria, janë edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë të Ramadan Morina, emrat janë: Shukri Krasniqi, Skender Caka Krasniqi dhe Ismet Krasniqi.
Burime të TV Arbëria bëjnë me dije se Shukri Krasniqi është dhëndri i një ish-udhëheqësi të UDB-së nga Rahoveci, Hasan K., i cili është vrarë në fshatin Xerxë pas luftës. Ndërsa Ismet Krasniqi ka qenë ish-shofer i ambulancës në Malishevë, dhe shtëpia e tij ndodhej përballë shtabit të UÇK-së.
TV Arbëria mëson se H.K. ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve dhe ka kryer edhe dhunime.
Pas arrestimit të Ramadan Morinës, pritet që të publikohen edhe shumë emra të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. /TV Arbëria