Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramabaja me deklaratë skandaoze: Konferenca e Rambujesë u organizua për shkak të aferës Clinton-Lewinsky

Ramabaja me deklaratë skandaoze: Konferenca e Rambujesë u organizua për shkak të aferës Clinton-Lewinsky

Analisti dhe mbështetësi i zjarrtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja së fundi ka bërë një deklaratë skandaloze.

Ramabaja ka pretenduar se Konferenca e Rambujesë nuk u mbajt për t’i dhënë fund situatës në Kosovë, por për ta tërhequr vëmendjen nga afera Clinton–Lewinsky.

Këto deklarata, ai i ka bërë në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

“Duhet të ju tregoj, që Konferenca e Rambujesë ka qenë e organizuar prej diplomacisë franceze …Konferenca e Rambujesë nuk është organizuar me insistimin edhe aq të SHBA-ve fillimisht, ideja ka qenë me gjetë pozicionin e palakmueshëm në diplomacinë amerikane, për shkak të aferës Lewinsky atëherë”, tha ai.