Profesori universitar dhe analisti Sadri Ramabaja i ka quajtur “katunarë” votuesit e Prishtinës pasi Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes doli i dyti në Prishtinë.
Ramabaja tha se përzgjedhja e Përparim Ramës i pari i kualifikon ato për “katunarë” ngase, sipas tij, Rama “nuk do të duhej të ishte as i treti, i katëri”.
“Problemi esencial është tek menaliteti i qytetarëve të Prishtinës, janë katunarë, unë e them këtë se unë nuk jam në garë, por të tjerët nuk guxojnë ta thojnë këtë. Nuk po rezonojnë si duhet, sepse sipas meje, Përparim Rama as i treti s’do të duhej, i katërti “, tha Ramabaja në “Debat Plus”.