Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka treguar nëse do të takohet me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
I nëse ka ndonjë porosi për, siç e ka quajtur Rama, vëllain e vogël, kryeministri shqiptar është përgjigjur me ironi, duke thënë se vëllain e vogël e ka në Tiranë.
“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit Partizani. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto. Nuk është çështje personash, është çështje e ndarjes së interesit kombëtar”, tha Rama.
Rama ka konfirmuar se nuk do të ketë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj që e drejton ai dhe ajo që drejtohet nga Albin Kurti.