Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rama: Tramvaji vjen në Prishtinë në qershor 2026

Rama: Tramvaji vjen në Prishtinë në qershor 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se projekti i tramvajit elektrik do të bëhet realitet në qershor të vitit 2026. Ai ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me operatorët privatë të transportit të ri të Prishtinës (TRIP) për zbatimin projektit.

“Ky është një tjetër hap drejt planit dhe vizionit tonë për mobilitetin në kryeqytet. Po e modernizojmë flotën e autobusëve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, po e ulim ngarkesën e trafikut në Prishtinë dhe po e vendosim qytetarin në qendër”.

Pas katër vjetësh nga zgjedhjet e fundit lokale, qytetarët e Kosovës do të kenë sërish mundësinë për të vendosur për të ardhmen e komunave të tyre – kutitë e votimit për ciklin e ri zgjedhor do të hapen mëngjesin e 12 tetorit, ku qytetarët do të zgjedhin gjithsej 38 kryetarë komunash dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale në Kosovë.

Ndryshe, kanë mbetur edhe 6 ditë fushatë deri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. E rrethi i ri zgjedhor për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale vjen në një kontekst të rënduar politik në Kosovë, ku edhe pas shtatë muajsh nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare, vendi nuk ka arritur t’i formojë institucionet e reja qendrore të vendit.