Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Rama takoi ata me të cilët ka nevojë t’i rregullojë raportet” – Vjen reagimi i parë nga LDK-ja drejt Qeverisë së Kosovës

“Rama takoi ata me të cilët ka nevojë t’i rregullojë raportet” – Vjen reagimi i parë nga LDK-ja drejt Qeverisë së Kosovës

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, i është përgjigjur zëdhënësit të Qeverisë i cili sot tha se, Edi Rama i takoi sot në Prishtinë, ata të cilët ka nevojë për rregullim të raporteve.

Haziri në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, Rama erdhi si kryeministër i shqiptarëve në ditën e lirisë së Kosovës, teksa shtoi se ata që sot administrojnë Kosovën, nuk e kurojnë as LDK-në dhe as rolin historik të saj.

“Edi Rama vjen në Prishtinë si kryeministër i shqiptarëve në ditën e lirisë së Kosovës. Ata që sot administrojnë Kosovën, nuk e kurojnë as LDK-në dhe as rolin historik të saj”, tha Haziri.“LDK e Rugova kanë shkaktu procese e kanë realizuar ëndrra dhe sot, kryeministri Rama e vlerësoj dhe nderoj me prezencën e tij”, shtoi ai.

Themes by WordPress