Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama takohet me ministrin arab në Nju Jork, diskutohet ndërtimi i linjës nënujore të energjisë me Italinë

Rama takohet me ministrin arab në Nju Jork, diskutohet ndërtimi i linjës nënujore të energjisë me Italinë

Kryeministri Rama është takuar në Nju Jork me Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri ka ndarë një foto në Facebook nga biseda, ndërsa bashkëngjitur shkruan se është diskutuar për dy projektet e përbashkëta që po realizohen, shkruan A2 CNN.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkërisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjetik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, mbyllet postimi i Ramës.