Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

I pyetur për deklaratën e Arben Gashit, i cili tha se Rama fillimisht duhet të dëshmohet në Prishtinë para se të synojë suksese të tjera, Rama u përgjigj se tashmë e ka dëshmuar veten, pasi është rizgjedhur kryetar i kryeqytetit dhe ka bërë që LDK-ja të dalë e para në Prishtinë.

Ai gjithashtu deklaroi se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të bënte mirë të jepte dorëheqje.