Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Rama: S’vjen e keqja nga harta, Konventa s’ishte betejë për njohjen e Kosovës

​Rama: S’vjen e keqja nga harta, Konventa s’ishte betejë për njohjen e Kosovës

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter duke u shprehur se konventa ndërkombëtare e turizmit nuk ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës dhe se Shqipëria nuk u kontrollon prezantimet të ftuarve të saj.

Po ashtu kryeministri ka shkruar se e keqja më e madhe kombit i vjen nga luftërat mes shqiptarëve. Sipas tij harta e rajonit që nxori Spanja, ku mungonte Kosova, nuk i solli asgjë të keqe kombit, pasi dihet që Spanja akoma nuk e njeh.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar Rama në Tweet.

“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, ka shkruar Rama./TV Arbëria

Powered by WordPress