Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Rama: Shqipëria ka hyrë në fazë të re, pagat do të rriten vitet e ardhshme

Rama: Shqipëria ka hyrë në fazë të re, pagat do të rriten vitet e ardhshme

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re. Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryeministri Rama ka deklaruar se pagat do të vazhdojnë të rriten vitet e ardhshme.

Edi Rama: Ka një informalitet në paga. Në sektorin e turizmit sot në Shqipëri nuk është më problem për sipërmarrësit sa paguhen, problemi është të kenë njerëzit e duhur që të bëjnë punën për të cilën takojnë. Pagë nën 900 euro në bregdetin shqiptar nuk ka. Po ashtu, në ndërtim, pagat janë më të larta nga ata që deklarojnë. Kompanitë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që shfrytëzimi i krahut të lirë të punës, ajo kohë ka mbaruar. Nuk e merr më avantazhin duke pasur krahë të lirë pune. Jo vetëm që sektori privat është gati, por po e bën këtë gjë. Shqetësimi se një pjesë e kësaj gjëje bëhet në mënyrë informale.

Rritja e pagave në sektorin publik, po e nxit sektorin privat. Rritja historike që kemi bërë, do ta shtyjë sektorin privat. Unë jam shumë optimist për këtë që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re nuk diskutohet dhe këtë e konfirmojnë të gjitha të dhënat nga të katër anët. Shqipëria në këtë fazë të re do të ketë rritje shumë të madhe të investimeve. Kemi sot kërkesa që nuk i kemi pasur deri para disa vitesh për investimet në turizëm nga investitorë të mëdhenj. Tani kemi shumë investitorë të huaj. Nuk diskutohet që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vitet që vijnë, pagat do të rriten shumë ndjeshëm. Mjafton të shikoni Lekun sot që është shëmbëlltyrë e një kthese historike. Inflacioni ëshyë kthyer në norma të zakonshme, burim inkurajimi dhe shprese./tvklan.al

Themes by WordPress