Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama publikon pamje: Përgatituni për një rrugë të re, të sigurt dhe funksionale

Rama publikon pamje: Përgatituni për një rrugë të re, të sigurt dhe funksionale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar nisjen e një rruge të re në kryeqytet.

Rruga do të jetë e gjatë afër 400 metra dhe do të bëjë lidhjen e Rrugës “A” deri të rrethi i Rrugës “B”.

“Përgatituni për një rrugë të re, të sigurt dhe funksionale. Kemi filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të Rrugës “B” në pjesën e poshtme të saj #kryeqytet. Rruga është e gjatë 390 metra dhe do të bëjë lidhjen e Rrugës “A” deri të rrethi i Rrugës “B”. Ky projekt përmban: rrugën, ujësjellësin, kanalizimin fekal, kanalizimin atmosferik, ndriçimin dhe sinjalizimin” thuhet në njoftimin e Ramës.

/TV Arbëria