Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti do t’i mbështesë bizneset lokale gjatë kalimit në tregun e liberalizuar të energjisë.
Rama ka thënë se Prishtina do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të themeluar një Task Forcë për Qëndrueshmërinë e Bizneseve, për të vlerësuar dobësitë energjetike dhe për të propozuar zgjidhje lokale.
Po ashtu, ai thotë se do të eksplorohen bashkëpunime energjetike komunale dhe nisma për energji të ripërtëritshme për të ulur varësinë nga tregjet e paqëndrueshme.
“Ofruar lehtësime tatimore të përkohshme dhe grante emergjente për bizneset më të prekura nga tranzicioni.”, ka shkruar Rama.
Ai ka apeluar për unitet, transparencë dhe ndjeshmëri në përballimin e këtij momenti kritik.
“Prishtina nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa bizneset tona rrezikojnë të mbyllen.”, ka shkruar Rama.