Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama pas ndërhyrjes kirurgjikale: Besoj që do të kthehem shpejt mes jush

Rama pas ndërhyrjes kirurgjikale: Besoj që do të kthehem shpejt mes jush

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas ndërhyrjes kirurgjikale që kishte nga appendiciti akut.

Ai tregoi se sot doli nga spitali për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.”, shkroi Rama në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është operuar dje nga appendisiti akut.

/TV Arbëria