Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e kryeqytetit.
Ai ka shtuar se gjatë ditës do të prezantojnë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra bizneseve.
Ai ka theksuar se këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë. /Telegrafi/