Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama: Nxënësit e mësuesit në diasporë kanë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”

Rama: Nxënësit e mësuesit në diasporë kanë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se në diasporë tashmë në klasat shqipe janë shpërndarë librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”.

Rama shkroi në Facebook se këto libra janë në duart e nxënësve dhe mësuesve, të cilët u mësojnë me shumë dashuri dhe përkushtim gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.