Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rama: Në Janar 2025 publikojmë faqen e re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit

Rama: Në Janar 2025 publikojmë faqen e re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit për shtyp dha lajmin se në Janar 2025 do të hapet një faqe e re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit.

“Në muajin e parë të vitit të ardhshëm do të publikojmë një faqe të re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit, duke filluar nga Greqia, Italia që do kenë ofertat e punës në Shqipëri në sektorët e turizmit dhe ndërtimit. Janë dy sektorë që e them me plot gojë, dhe mund të bëj debat me këdo me fakte e shifra, që kush punon në ndërtim në Greqi e vjen e punon këtu, në fund të muajit ka më shumë të ardhura këtu. Pak, por e sigurt! Do kenë vendet e punës, kontrata pune, me sigurimet, pagat e të gjitha”, deklaroi Rama.

Më tej ai deklaroi se sot Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon.

“Sot për të dytin vit, kemi aeroportin më të madh të rajonit dhe jemi mbi Beogradin, që ka qenë kryeqendra e rajonit dem baba dem, dhe e ka pasur aeroport kryesor kur ne kishim një kotec pulash fluturuese, ku pulat numëroheshin në mëngjes dhe në darkë. Përfytyroni një kafene, me tavolina druri ku s’ka njeri, një banakier dhe një kamarier. Terminali po flas! Kaq ka qenë. Sot po përgatisim përditë e më shumë të rinj të cilët do kenë diplomën e Lozanës, dhe do jenë gjenerata e re e shërbimit të mikpritjes”, u shpreh më tej Rama.