Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama në GLOBSEC në Pragë, takimin e parë e zhvilloi me Von der Leyen

Rama në GLOBSEC në Pragë, takimin e parë e zhvilloi me Von der Leyen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024, i cili po mbahet në Pragë.

Takimin e parë, shefi i qeverisë shqiptare e zhvilloi me presidenten e rizgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Rama.