Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > Rama në Forumin e Davosit: Shqipëria ende po përballet me sulm kibernetik

Rama në Forumin e Davosit: Shqipëria ende po përballet me sulm kibernetik

Në Forumin Ekonomik të Davosit, i cili po mbahet në Zvicër, kryeministri Edi Rama foli për ”luftën” me agresionin që erdhi nga Irani, që sipas tij vazhdon çdo ditë me sulme kibernetike.

”E dimë që infrastruktura kritike është në rrezik. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është mallkimi i teknologjisë”, tha Rama.

Ndërsa, duke folur për çfarë do të ofrojë qeveria e tij për mbrojtjen e qytetarëve, kryeministri Rama theksoi edhe se ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

”Po të pyesësh çdo kryeministër në botë se çfarë mendon për kostot, do të thotë që ndjen dhimbje. Ndaj nuk është një pyetje shumë e mirë, por do përpiqem t’i mbijetoj dhimbjes. Është ndryshe kur investon për të bërë diçka, sepse njerëzit do ta shohin dhe do të të mbështesin; Është ndryshe kur investon për të mos lejuar diçka të ndodhë. Njerëzit do thonë, nga çfarë po e mbron, nuk ekziston”, tha tutje Rama.

/TV Arbëria

Themes by WordPress