Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rama mbështet Grenellin për lirimin e Thaçit: Sa më shumë që vazhdon, aq më e madhe njolla e drejtësisë ndërkombëtare

Rama mbështet Grenellin për lirimin e Thaçit: Sa më shumë që vazhdon, aq më e madhe njolla e drejtësisë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur mbështetje për deklaratën e emisarit të SHBA-së, Richard Grenell, i cili theksoi se burgimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të marrë fund.

Rama theksoi se kjo çështje po shndërrohet në një njollë për sistemin e drejtësisë ndërkombëtare, duke shtuar se sa më shumë që vazhdon ky proces, aq më shumë drejtësia ndërkombëtare dëmton veten.

”Absolutisht! Dhe sa më shumë që vazhdon, aq më e madhe bëhet njolla mbi trupin e drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagimin e tij.