Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rama: Kosova dhe Serbia nuk duhet t’ia lejojnë vetes ta refuzojnë propozimin e BE-së

Rama: Kosova dhe Serbia nuk duhet t’ia lejojnë vetes ta refuzojnë propozimin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borell dhe me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se as Kosova as Serbia, nuk ia lejojnë vetes, të mos e mbështesin dokumentin e propozuar nga BE.

Pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit, Rama theksoi që të dyja palëve u është hapur një rrugë e re, falë bashkëpunimit të BE-së me ShBA-të.

“Në këndvështrimin tonë, dokumenti për normalizimin, i paraqitur nga ju, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë. Unë dua të besoj me gjithë zemër, që asnjëra palë, nuk do t’ia lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij. Realisht, Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me ShBA-të, përmes juve, i kanë ofruar Kosovës dhe Serbisë, një rrugë të re, një portë të hapur të së ardhmes dhe një kohë tjetër të nevojshme, për të arritur në përmbylljen përfundimtare të procesit të njohjes reciproke”, deklaroi Rama.

Njëherit, Rama tha se e admiron përpjekjen e Borrellit dhe BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress