Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama kërkon unitet politik për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane

Rama kërkon unitet politik për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane

Derisa përkujtoi veprimtarët që janë angazhuar për pavarësi të Kosovës, i pari i Kryeqytetit tha se uniteti politik kërkohet për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane.

“Udhëheqësit tanë politik në krye me ish-presidentin Ibrahim Rugovën që ngritën zërin gjithmonë kundër padrejtësive, veprimtarë që asnjëherë nuk e lanë shpresën të fiket, ushtaret e UÇK-së në krye me komandantin Adem Jashari, ta kujtojmë secilin që guxoi të merr këtë rrugë e që na shtruan rrugën të cilën ne festojmë sot. Flamuri jonë po valëvitet në rend me flamurë tjerë. Shteti jonë po përfaqësohet në Olimpiada e shume fusha të ndryshme me filma e sporte te dalluara”.

“17 shkurti është dita më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo datë hyri në zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jam i gëzuar kur shoh te gjithë në qytet e fshatra duke festuar këtë ditë, prandaj në prag të ditës së Pavarësisë, të bashkohemi së bashku”, deklaroi Rama.