Pas prishjes së koalicionit, kryetari Rama e ka emëruar drejtor në këtë dikaster Bardh Krasniqin, ish-basketbollistin e anëtarësuar në LDK që nga viti 2021.
Megjithëse deri në prishje të koalicionit, pozitën e drejtorit të Sportit e kishte mbajtur Granit Rugova, ish-basketbollist që përkrahte PDK-në.
Lajmin për emërimin e Krasniqit në këtë pozitë e ka dhënë vet kryetari Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se Bardhi vjen në këtë pozitë si profesionist për ta çuar përpara fushën e sportit.
“Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi. Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta çuar edhe më përpara fushën e sportit”, thuhet në postimin e Ramës.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria