Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Rama dhe familjarët e katër protestuesve të vrarë homazhe përpara Kryeministrisë

Rama dhe familjarët e katër protestuesve të vrarë homazhe përpara Kryeministrisë

Sot shënohen 12 vjet nga “21 janari” i përgjakshëm, ku gjatë protestës së opozitës, asokohe Partia Socialiste, janë vrarë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, anëtarë të qeverisë, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë, sot bënë homazhe para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nder të katër protestuesve të vrarë.

Megjithatë, edhe 12 vjet më pas, ende familjarët e viktimave presin drejtësi. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Veizit, Myrtajt dhe Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia, ndërsa është dënuar ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vjet burgim, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, shrkuan Rtsh Ende pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës, pasi nuk është mundur të faktohet se nga cila armë është qëlluar predha që ia ka marrë jetën atij.

This
image has an empty alt attribute; its file name is 38aa38349ee24e39a895750c0e1e1b47.jpg

Ka nisur si marsh i qetë protestues, por ka përfunduar me katër viktima. 12 vjet më parë Garda e Republikës së Shqipërisë është treguar e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, ku ka lënë të vdekur katër persona. /TV Arbëria

Themes by WordPress