Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama: 984 laboratorë për revolucionin dixhital brenda vitit 2024

Rama: 984 laboratorë për revolucionin dixhital brenda vitit 2024

Ndërtimi i 984 laboratorëve për Revolucionin Digjital është objektivi i qeverisë së Shqipërisë brenda vitit 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur sot kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë ditës së dytë të mbledhjes me ministrat, shkruan Rtsh. Rama ka deklaruar gjithashtu se gjatë këtij muaji do të startojë edhe Programi i Kodimit për 1200 të rinj.

“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë tregun global online me paga të larta”, ka shkruar Rama në Facebook, teksa ka bërë më tutje se 3 stadiume të reja do të nisin me tri konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

/TV Arbëria