Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rajoni i Pejës nga regjistrimi popullsisë 2024 arrin shifrat afër 175 mijë banorëve: Komuna e Pejës 82.661 banorë

Rajoni i Pejës nga regjistrimi popullsisë 2024 arrin shifrat afër 175 mijë banorëve: Komuna e Pejës 82.661 banorë

Sipas ASK, katër komunat e rajonit të Pejës së bashku kanë mbi 174 mijë banorë, e udhëhequr nga Peja e cila e mban edhe primatin si qyteti më i madh.

Peja nga regjistrimi i popullsisë ka arritur të grumbullojë mbi 82 mijë banorë. E pasuar pastaj nga komuna e Istogut dhe ajo e Klinës me mbi 33 mijë respektivisht 30 mijë për kokë banori.

Deçani në gjirin e saj ka popullsi mbi 27 mijë duke e bërë komunën me më së paku banorë për rajonin e Pejës.

Statistikat e sakta nga rajoni i Pejës janë këto:

Peja: 82.661 banorë

Istogu: 33.066 banorë

Klina: 30.574 banorë

Deçani: 27.758 banorë

Vlen të theksohet se Prishtina mbetet me numrin më të madh të popullsisë me mbi 227 mijë banorë.