Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Lafiti ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Rahoveci ka marrë vendin e parë në Kosovë për Grantin e Performancës komunale për vitin 2022.
Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit merr vendin e parë dhe është përfituese e Grantit të Performancës Komunale, në mesin e 11 komunave përfituese të Republikës së Kosovës.
Vlera e përgjithshme e Grantit të fituar për performancë të mirë komunale nga Komuna e Rahovecit, është: 1,644,744.79 €.
“Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes, jemi në rrugë të drejtë dhe jemi shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Postimi i plotë i Smajl Latifit:
/TV Arbëria