Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rafuna: LDK është shembull për të gjithë botën se si udhëheqet një popull nga pushtimi armiqësor drejt lirisë dhe pavarësisë

Rafuna: LDK është shembull për të gjithë botën se si udhëheqet një popull nga pushtimi armiqësor drejt lirisë dhe pavarësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar dje 35 vjetorin e themelimit të partisë, duke mbajtur një organizim të madh në Prishtinë.

Kandidatja për deputete nga LDK, Jeta Rafuna, ka marrë pjesë në këtë ceremoni.

Rafuna thotë se LDK-ja është më shumë sesa një organizim politik, është një motivim për të gjithë ne.

Ajo thotë se LDK është shembull për të gjithë botën se si udhëheqet një popull nga pushtimi armiqësor drejt lirisë dhe pavarësisë.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë sesa një organizim politik. Është shpresë, frymëzim e motivim për të gjthë ne.

Një dekadë rezistencë paqësore, ndërkombëtarizim të Kosovës dhe udhëheqje të popullit kur i duhej më së shumti nën liderishipin e Presidentit e vizionarit Ibrahim Rugova e për më shumë se dy dekada LDK udhëhoqi ndërtimin institucional dhe shtetformimin.

LDK është shembull për të gjithë botën se si udhëheqet një popull nga pushtimi armiqësor drejt lirisë dhe pavarësisë. LDK është vet historia e Kosovës.

Krenare të jem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përgjithmonë LDK.

Urime 35 vjet LDK.

#behundryshimi#Lumir2025