Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Radoiçiqat”, “Grusht shteti”, Kasolli për Osmanin: Deklarata të dëmshme, akuza e shpifje – reflektim i injorancës së saj…

“Radoiçiqat”, “Grusht shteti”, Kasolli për Osmanin: Deklarata të dëmshme, akuza e shpifje – reflektim i injorancës së saj…

Analisti politik Afrim Kasolli, në podcast me Rid Berisha ka komentuar deklarimet e presidentes Vjosa Osmanit, dje në konferencë për media.

Kasolli, duke folur për konferencën e Osmanit pas arrestimit të kameramanit të “Paparacit” pasi xhiroi tek shkolla private e vajzave të presidentes, analisti thotë se këto deklarime janë të dëmshme dhe cënojnë sigurinë e gazetarëve.

“Reagimi i presidentes Osmanit ndaj këtij lajmi ishte skandaloz, i cili vlen të dënohet e të cilësohet si i dëmshëm për rrethanat, për demokracinë, për sundimin e ligjit, ngase e njëjta tërheqi paralele për ta mbrojtur vetveten, bëri akuza e shpifje të paqena që rrezikojnë edhe sigurinë e gazetarëve të Kosovës, edhe u lëshua në kualifikime madje që nuk kanë bazë as shkencore as sociologjike, që është një reflektim i injorancës së saj konceptuale, duke tentuar të krijojë paralelizma se si ka ekzistuar një lloj përpjekje për grushtshtet ndërmjet disa gazetarëve të caktuar së bashku me Radoiciqin”

“Është absurd, nuk ka sens logjik të besohet se Milan Radoiciqi me njerëzit e tij ka pasur qëndrim së bashku me gazetarë që të vijë në Prishtinë ta rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe ta vendosë një lloj koalicioni të përbashkët ndërmjet mediave dhe listës serbe dhe Radoiciqit,” shton tutje Kasolli. /TV ARBËRIA