Blog Post

Arbëria TV > Featured > Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në veri

Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në veri

Milan Radoiçiq ka pranuar sot se ka qenë pjesë e grupit terrorist në sulmin e së dielës që ndodhi në Banjskë të Zveçani, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Këtë e tha avokati i tij, Goran Petronijeviq, në emër të Milan Radoiçiqit.

“Unë Milan Radoiçiq për arsye të spekulimeve të shumta që janë paraqitur lajmëroj se më 24 shtator kam qenë në Banjskë. Arsyeja pse unë kam qenë atje është që ta largojmë terrorin ndaj popullit tonë”, i transmetoi fjalët e Radoiçiqit, avokati i tij.

/TV Arbëria