Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Radio Kontakt Plus: Pesë të arrestuarit për krime lufte janë serbë nga Suhogërlla e Skënderajt

Radio Kontakt Plus: Pesë të arrestuarit për krime lufte janë serbë nga Suhogërlla e Skënderajt

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.

Në njoftimin e prokurorisë u tha se personat e dyshuar janë arrestuar në Komunën e Skenderajt.

Ndërsa sipas medias serbe në veri, Radio Kontakt Plus, Policia e Kosovës kreu një aksion herët këtë mëngjes në fshatin Suhogërllë.

Sipas informacioneve jozyrtare, të arrestuarit ishin N. T., R. K., S. T., P. T. dhe G. T, thotë kjo radio.