Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Radikalizimi” i opozitës para zgjedhjeve parlamentare

“Radikalizimi” i opozitës para zgjedhjeve parlamentare

Shkruan: Afrim Kasolli

Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet parlamentare aq me “radikale” po tregohen edhe partitë opozitare. Shembull mund te merret zotimi i tyre se nëse nesër vijnë në pushtet do t’i anulojnë detyrimet që i ka marr Kosova në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit në procesin e negociatave me Serbinë në Bruksel dhe në Ohër, me theks te veçantë atë për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe. Ngase ky entitet sipas tyre paraqet autonomi.

Këtë cilësim të Asociacionit ato ia kishin bërë edhe më herët. Mirëpo, dallimi është se nuk premtonin se do ta rrëzonin.

Madje më kujtohet si sot që kohë më parë vete kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Presing, kishte deklaruar se “këto marrëveshje janë shndërruar në obligime për Kosovën, për këdo që vjen në pushtet. Ky është fakt. Nuk mund të kontestohet, dhe është shndërruar në kriter për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

Kete linjë pak a shumë e mbronte e mbronte kohë më parë edhe një deputete e PDK-se në një debat në Dukagjin. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga fillimi i kishte dhënë përkrahje planit franko-gjerman, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si Marrëveshjes bazike të Brukselit ashtu edhe aneksit te zbatimit te saj.

Është e drejtë e tyre që të ndryshojnë mendje pak para zgjedhjeve. Por problemi është secila prej tyre kanë pasur shansa që ta bëjnë një gjë të tillë në rrethana shumë më të favorshme për vete dhe për Kosovën. Bie fjala, pas sulmit 24 shtatorit, kur Republika e Serbisë i kishte shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e sipërcekura, me theks te veçantë, atë pjesë ku te dy vendeve u kerkohet që të kufizohen nga përdorimi i dhunës dhe të përcaktohen për zgjidhje paqësore të problemeve ndërmjet tye, këto parti e patën shansin që ta poziciojnojne vetën me një qëndrim tjetër alternativ. Por ato u rreshtuan me Qeverinë e Kosovës në seancën e 28 shtatorit, duke mos e shtruar asnjë opsion tjetër, me arsyetimin se uniteti per shtetin duhet të jetë mbi pushtetin. Dhe ishte kohë kjo, kur për shkak të këtij aksioni Serbia u godit ndërkombëtarisht.

Prandaj, zotimi se nesër do ta bëjnë atë që nuk e kërkuan dhe nuk insistiuan kur ishte rasti ideal, në një kohë kur për shkak te zhvillimeve të mëvonshme pozicioni i Serbisë dhe mirëkuptimi i shteteve perëndimore për këtë të fundit është krejt tjetër, është pak i besueshëm. Për më shumë në këtë “intermexo” të gjatë kohore e vetmja kërkese e tyre ishte që pushteti në Kosovë të veprojë vetëm me koordinim.

Ndërkohë, për fatin e tyre të keq edhe sikur të kenë vullnet për ta bërë një gjë të tillë, aktualisht për shkak të presioneve gjeopolitike që po agravohen gjithnjë e më shumë as që do të merren në konsideratë kërkesa të tilla. Shefja e re politikes se Jashtme dhe të Sigurisë, si një estoneze, sic kam shkruar në shkrimin “Kufizimet e Kaja Kallas për dialogun Kosove-Serbi” do të jetë e fokusuar në tema krejtësisht tjera. Ajo vetëm sa do ta përsëris refrenin e njohur qe palët do të duhet ta zbatojnë Marrëveshjen bazë të dakorduar në Bruksel sipas aneksit të zbatimit në Ohër dhe eventualisht per te menaxhuar tensionet qe mund të krijohen në terren. Shto këtu faktin, se nuk dihet se çka do ndodh në zgjedhjet e presidenciale në SHBA me 5 nëntor. /tv arbëria/

Themes by WordPress