Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raci për zgjedhjet e 9 shkurtit: Beteja po bëhet për vendin e dytë dhe të tretë, vend të katërt s’do të ketë

Raci për zgjedhjet e 9 shkurtit: Beteja po bëhet për vendin e dytë dhe të tretë, vend të katërt s’do të ketë

Analisti politik, Gazmir Raci thotë se nuk do të ketë koalicione të tjera, përveç dy partive që tashmë dihet publikisht, AAK-NISMA.

Raci në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, lufta po bëhet vetëm për vendin e dytë dhe të tretë, teksa shton se vend të katërt nuk do të ketë.

“Nuk ka arsye për koalicione të tilla tani sepse beteja po bëhet për vendin e dytë dhe të tretë, kurse vend të katërt siç po shihet nuk do të ketë”, tha Raci për GazetaBlic.