Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raci: Më historike se zgjedhja e Xhaferit kryeministër do të ishte përfundimi i rrugës Bllacë-Shkup (VIDEO)

Raci: Më historike se zgjedhja e Xhaferit kryeministër do të ishte përfundimi i rrugës Bllacë-Shkup (VIDEO)

Opinionisti Gazmir Raci ka thënë se më historike do të ishte përfundimi i rrugës Bllacë-Shkup, sesa vetë zgjedhja e Talat Xhaferit, kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se ajo rrugë ka mbetur në lloç tash e 20 vjet.

“Për mua, shumë më shumë historike do të ishte përfundimi i rrugës Bllacë-Shkup. U bënë 20 vjet dhe ajo rrugë është në lloç. Për mua, shumë më shumë historike do të ishte përfundimi i Korridorit 8 dhe…ka pasur informacione edhe për afera korruptive në Maqedoni. Ose ne e kemi pasë një pikëkalim kufitar gati për 4 vjet mes Kosovës dhe Maqedonisë, pra janë dashur kaq shumë vite për të hapur një pikëkalim të vogël mes dy vendeve, e lëre më për elemente tjera të arsimit e çështjeve tjera sociale të shqiptarëve”, tha Raci.