Me shumë gjasë, Adrien Rabiot pritet të largohet nga skuadra e Juventusit.
Mesfushori francez ka refuzuar ofertën përfundimtare të “Zonjës së Vjetër”.
Juventusi kishte menduar se lojtari do ta vazhdonte sërish kontratën këtë verë, siç bëri verën e kaluar.
Ata këtë herë Rabiotit i ofruan një pagë prej 7 milionë euro në sezon plus 1 milionë euro bonuse. Besohet se ai po kërkon 9 milionë euro për pagën e sezonit.
E tash, Rabioti ka filluar të diskutojë me klube të tjera, duke përfshirë Liverpoolin, Manchester Unitedin, Newcastle Unitedin, Milanin dhe Napolin.
Ai erdhi tek Juventusi në vitin 2019 si lojtar i lirë nga Paris Saint Germani, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 15 asistime.
Ai fitoi një Scudetto, një Supercoppa Italiana dhe dy Coppa Italia.