Lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës, sidomos në ndërtimtari janë të shpeshta.
Një rast i lëndimit në vendin e punës ka ndodhur edhe sot në Prishtinë.
Një 43 vjeçar ka marrë lëndime pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një metër lartësi derisa po punonte.
Raportohet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, krimteknika dhe Inspektorati i Punës. I lënduari ka marrë trajtim në QKUK.
Policia ka intervistuar me këtë rast pronarin e kompanisë dhe dëshmitarët.
Prokurori i shtetit e ka hapur rastin si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
Rasti shkon në procedurë të rregull.