Një punëtor derisa ishte duke punuar ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në Mitrovicë.
Policia njofton se punëtori ka pësuar lëndime trupore, dhe se i njëjti është dërguar prej trajtim mjekësor në QKUK.
“Mitrovicë Jugu /29.01.2024 – 11:00. Viktima mashkull, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport./Telegrafi/