Një person (50 Vjeçar) ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike mbrëmjen e së hënën rreth orës 20:00, në fshatin Terstenik të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, nga mjeku kujdestar në QKMF, Drenas është konstatuar vdekja e viktimës.
“Informata është pranuar rreth orës 20:00, të 22.07.2024, se në fshatin Terstenik të Drenasit, viktima, mashkull, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymën.
Nga mjeku kujdestar në QKMF, në Drenas është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.