Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qytetari para dyerve të Kuvendit e ka një lutje: Saranda Bogujevci të bëhet kryeparlamentare

Qytetari para dyerve të Kuvendit e ka një lutje: Saranda Bogujevci të bëhet kryeparlamentare

Një qytetar Fatmir Muçolli doli para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me kërkesë që Saranda Bogujevci të bëhet kryeparlamentare.

Ditëve të fundit është shtuar prania e qytetarëve në Kuvend, duke bërë trysni ndaj deputetëve për kapërcimin e bllokadës së krijuar në Kuvend.

“Uroj këta ti shërbej popullit, duhet të japin llogaridhënien për tu sjellë mirësia në vendin tonë. Të ketë llogaridhënie, është koha e vetëdijesimit, ndërgjegjësimit. Uroj ta gjejmë forcën e pajtimit dhe bashkëpunimit, faljes dhe mirëkuptimit për të mirën e vendit tonë. Unë kam hulumtuar gjatë, dhe jam munduar ta gjej një person adekuat që do ta përfaqësonte sa më mirë Kuvendin dhe vlerat e UÇK-së, edhe vlerat njerëzore, humane. Unë besoj se Saranda Bogujevci është ajo që do të plotësojë kërkesat që populli shqiptar kërkon”, ka thënë Muqolli.