Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qytetari nga Vitia ndez zjarr në afërsi të varrezave, shoqërohet në polici

Qytetari nga Vitia ndez zjarr në afërsi të varrezave, shoqërohet në polici

Një qytetar nga Vitia është kapur përmes video-incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave të qytetit.

I njëjti është arrestuar e më pas liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka arritur ta lokalizojë zjarrin me sukses.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e PK-së.