Një qytetar ka raportuar një veprim të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, që sipas tij ka ndodhur në qendër të Junikut.
Sipas qytetarit, Kraki ka ndalur veturën mes rrugës dhe trotuarit, e më pas ka hyrë në një lokal për të pirë kafe.
Qytetari shpreh pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për shkelje të tilla, ndërsa figurat publike veprojnë pa pasoja.
Në redaksinë e Klankosova.tv, qytetari ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

