Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Qytetarët të pakënaqur me vlerën e koeficientit

Qytetarët të pakënaqur me vlerën e koeficientit

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me vlerën e koeficientit e pagave. Vlera 105 euro sipas tyre nuk është e mjaftueshme duke marrë parasysh inflacionin që ka goditur vendin. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë atë që duhet, marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg.

Fatmir Murati, pensionist invalidor, në lidhje me çështjen e koeficientit, thotë se vlera e koeficientit do të duhej të ishte më e madhe.

Murati: Me këto rrethana, vlera e koeficientit nuk duket në rregull

“Nuk më duket e rregullt, nuk kanë bërë diçka që do duhej të bëhej, në krahasim me rritjen e çmimeve, krahasim me inflacionin, krahasim me të gjitha… Sistemi shëndetësorë, është katastrofë. Motrat medicionale edhe mjekët që kryejnë operacione, p.sh motra, qëndron tetë orë, me të sëmurë ka punë me të gjithë të sëmurë, me pas rrogën 300-500 euro, ajo është tmerr”, thotë Murati.

Vlerë më të madhe të koeficionit thotë se ka pritur qytetari Ibrahim Rexhepi. Sipas tij, 105 euro janë shumë pak.

REXHEPI: Sektori privat sa i përket pagave është “katastrofë”.

 “Po kemi prit me qenë më e madhe (vlera e koeficientit)… Disa të tjerë që kanë qenë më përpara, kanë qenë aq të mirë, sa nuk i’u ka interesuar për punëtorë me ua rrit pagat, por i kanë rritur veç për vete… E sa i përket sektorit privat… ata janë katastrofë, se i’u jep ai sa të don, nuk e ka të definuar, i japin rrogë sa të dojë, i thonë ‘kaq nëse dëshiron të punosh, nëse s’do shko'”, thotë Rexhepi.

Koeficientin prej 105 euro e quan dëshpërues ish-mësimdhënësi, Muhamed Raqi. Ndër të tjera, ai flet edhe për pakënaqësitë si pensionist dhe vlerësimit së punës së tij gjatë kohës kur punonte si arsimtar.

Sipas tij, pensioni nuk mjafton as për ilaçe.

Raqi: Jam i pakënaqur me Qeverinë Kurti

“Të gjithë qytetarët e kanë shprehur atë që kanë dashur të thonë… Njëherë e kanë shtyrë shumë, është dashur qe sa kohë, qe një vit ka thënë se unë kam për ta bërë 120 koeficientin, tash 105… Unë kam pritur më mirë, kam pritur që do t’i zbatojë fjalët, që do t’i realizojë fjalët, nuk i ka realizuar, nuk është hera e parë. Jam i dëshpëruar shumë, kam pritur më shumë nga ai. Pagat duhet të rriten. Unë kam punuar 45 vite në arsim, por unë i marr 100 euro njëjtë si këta të vjetrit që nuk kanë punuar fare”, shprehet Raqi.

As për Sadik Mehmetin, vlera e koeficientit nuk është e mjaftueshme. Ai tregon se vlera të cilën e kishte pritur nuk ndodhi.

Mehmeti: Kam menduar se vlera do të jetë 110-120

” Paga nuk është e mjaftueshme, por atë që e kemi atë mundësi që e kemi… Sa i përket vlerës… Kam menduar 110-120, por nuk ka ndodhur ajo, ajo që është për momentin, duhet të pajtohem, nuk ka mundësi më shumë, aty është problemi, se sigurisht të gjithë kemi qejf më shumë, por tash edhe ata duhet me e llogarit. P.sh. ata të perëndimit, neve na thonë ‘ju në Administratë neqoftëse punoni 8 orë, vlera e punës është dy orë. Dy orë punë efektive, llogarit tash, nuk jemi efektivë aq shumë. Nëse rritet rroga duhet me qenë edhe efekti për punë”, thekson Mehmeti.

Qeveria e Kosovës publikoi të mërkurën vlerën e koeficientit në paga, i cili do të jetë 105 euro për vitin 2023. Derisa bëri të ditur se i njëjti pritet të ndryshohet në 110 euro në vitin 2024.

Çështja e vlerësimit të ri të tatimit ka ngritur reagime të shumta. Ndërkaq ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se rritja e çmimit të tatimit në pronë është paraparë me ligj.

/TV Arbëria

Themes by WordPress