Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qytetarët paguajnë më shumë për naftën, Kryeziu kërkon transparencë nga qeveria

Qytetarët paguajnë më shumë për naftën, Kryeziu kërkon transparencë nga qeveria

Qëndrim Kryeziu ka denoncuar përmes një videoje në Facebook se qeveria po paguan naftën me 40 cent më lirë sesa qytetarët në të njëjtat pompa.

Sipas tij, gjatë krizës së çmimeve, për muajin mars nuk është bërë e qartë sa para ka shpenzuar qeveria për furnizimin me naftë.

Ai thekson:

“Në kohën e kësaj krize të çmimeve, për muajin mars qeveria nuk ka treguar sa cent ka blerë naftën. Kjo mbetet e fshehtë, me zero transparencë.”

Kryeziu paralajmëron se kontrata me furnizuesin e qeverisë mund të bëhet së shpejti per muajin prill, por për momentin mbetet e fshehtë.

Ai pyet pse disa kategori të përzgjedhura përfitojnë naftë më lirë, ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me çmime të larta, duke e konsideruar mungesën e transparencës një problem serioz. Ai kritikon gjithashtu prokurorinë për mosveprim dhe kërkon llogaridhënie nga institucionet.

“Ne po varfërohemi çdo ditë, ndërsa ju vazhdoni të rrini rehat në xhipa. Kjo është shumë e turpshme. Nuk kuptoj se si prokuroria po hesht, sepse ata duhet të jenë duke punuar.”