Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qytetarët blejnë edhe penj për operim, Haxhiu: Propagandën dhe mashtrimin qeveritar po e demanton gjendja e keqe në shëndetësi

Qytetarët blejnë edhe penj për operim, Haxhiu: Propagandën dhe mashtrimin qeveritar po e demanton gjendja e keqe në shëndetësi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka publikuar disa mesazhe të cilat i kanë ardhur nga qytetarët që janë detyruar të blejnë edhe penj për operacione kirurgjike.

Haxhiu ka thënë se Bordi drejtues i SHSKUK-së nuk po i shqyrton problemet dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë.

“Me qindra probleme në shëndetësi, pakënaqësi të puntorëve shëndetësorë të cilët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu siç protestuan puntorët e sigurimit në ShSKUK, ndërsa Bordi Drejtues i ShSKUK-së nuk i shqyrton në mbledhjen e sotme që zgjati 15-20 minuta”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, Bordi zgjodhi të neglizhojë ankesat e puntorëve shëndetësorë, stafit mbështetës e administrativ dhe puntorëve të sigurimit.

“Për ankesat e pacientëve çdo ditë informohem nga vetë qytetarët sikurse mesazhi më poshtë ku qytetarët detyrohen të blejnë penjë për operacion, kontrastin për CT dhe procedura invazive kardiologjike”, ka shkruar ai.

“Propagandën dhe mashtrimin qeveritar e demanton realiteti i hidhur i gjendjes së keqe në shëndetësi”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Themes by WordPress