Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Quni: Qeveria e Kosovës mos të vazhdojë të bie në kurthet e Serbisë

Quni: Qeveria e Kosovës mos të vazhdojë të bie në kurthet e Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, siç tha mos të vazhdojë të bie në kurthin e Serbisë.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se situata e tensionuar në veri erdhi si pasojë e mos koordinimit me aleatët ndërkombëtar.

Quni: Qeveria e Kosovës mos të vazhdojë të bie në kurthet e Serbisë

“Vetëm një detyrë e ka kjo qeveri, që mos të vazhdojë të bie në kurthet e kundërshtarit. Në sferën ushtarake të mbrojtjes dhe sigurisë, të njohësh armikun është detyrë, rrjedhimisht edhe përparësi e madhe. Ne e njohim më së miri kundërshtarët e shtetit tonë dhe demokracisë perëndimore. Prandaj do të ishte e pafalshme nëse ne vazhdojmë të bien në kurthin e Serbisë”, tha ai.

Deputeti opozitar tha se Policia e Kosovës është në krye të detyrës, megjithëse i përmendi kryeministrit Kurti, siç tha poshtërimin e tyre sa ka qenë opozitar.

Quni: Policia ka qenë në krye të detyrës edhe kur i keni poshtëruar

“Kanë qenë në krye të detyrës edhe kur i keni poshtëruar. Janë në krye të detyrës edhe sot dhe do të jenë përherë. Ata sot janë krenaria e Kosovës”, tha ai./TV Arbëria

Themes by WordPress