Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Quni: Procesi i Berlinit është më i duhuri për rajonin

Quni: Procesi i Berlinit është më i duhuri për rajonin

Në vitin 2019 kishte filluar një nismë rajonale ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë e quajtur “mini-shengeni” ballkanik ose Ballkani i Hapur. Qëllimi i saj ishte intensifikimi i mallrave, kapitalit dhe lëvizjes së njerëzve. Ndër kritikat kryesore, sidomos nga Kosova ishte se si e tillë ajo i shërben interesave ekonomike të Serbisë dhe po ashtu tenton ta relativizojë rolin e Procesit të Berlinit. Ndaj “Ballkanit të Hapur” përpos Kurtit një qëndrim kritik ndaj kësaj nisme kishin mbajtur partitë opozitare, shkruan TV Arbëria.

Mirëpo, me marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga ish-kryeministri Hoti dhe ish- presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator të vitit 2020, Kosovës i kërkohet që të bëhet pjesë e “zonës së mini-Schengenti” dhe t’i shfrytëzojë plotësisht përfitimet nga ajo.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i AAK-së Anton Quni, në një prononcim për TV Arbëria tha se Kryeminstri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, fillimisht do të fokusohet fuqishëm në rikthimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me miqtë e përhershëm.

“Kryeminstri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, fillimisht do të fokusohet fuqishëm në rikthimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me miqtë e përhershëm”, është shprehur ai.

Sipas vlerësimit të Quni, ky projekt është është procesi më jetik dhe patriotik për Kosovën dhe të ardhmen e saj të sigurt.

“Ky është veprimi politik më i domosdoshëm. Ky është procesi më jetik dhe patriotik për Kosovën dhe të ardhmen e saj të sigurt”, tha ai.

Më tej, Quni theksoi se LDK, duke qenë themeltarja e marrëdhënieve me ShBA-të, padyshim që do të jetë edhe kujdestarja e këtyre marrëdhënieve përherë.

LDK, duke qenë se është themeltarja e marrëdhënieve me ShBA-të, padyshim që do të jetë edhe kujdestarja e këtyre marrëdhënieve përherë“, potencoi Quni.

Sa i përket Procesit të Berlinit, Quni thotë se është i bindur se ky proces është i duhuri për të gjitha vendet e rajonit.

Sa i përket Procesit të Berlinit, LDK e ka dhënë mbështetjen e saj dhe jam i bindur se ky proces është i duhuri për të gjitha vendet e rajonit“, përfundoi Quni për TV Arbëria.

Themes by WordPress