Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Quni: Partia në pushtet është interesuar me kap shtetin dhe asessi me fuqizu shtetin

Quni: Partia në pushtet është interesuar me kap shtetin dhe asessi me fuqizu shtetin

Deputeti nga Partia Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka thënë se çdo ditë flitet për kontroll të kufijëve por fatkeqësishtë nuk është në nivelin e pritjeve.

‘’Cdo ditë flitet për kontroll të kufijeve, fatkeqësisht dje komisioni nuk ishte në nivelin e pritjeve, kryesuesi i punimeve ishte me vonesë, mungesa e numër të madh të komisionit të VV gjithsej tre anëtarë, janë ndërtuar shumë narracione populliste me sigurinë e kufijeve, interesante kur procedohet me emërtime individuale, me emertime të bordëve, prezencë janë të gjithë”, tha ai.

Sipas tij ekzekutivi nuk është e interesuar me fuqizu shtetin.

”Partia në pushtet është e interesuar me kap shtetin dhe asesi me fuqizu shtetin”, ka thënë Quni.

/TV Arbëria