Anton Quni, deputet i LDK-së iu ka përgjigjur kryediplomates në detyrë, Donika Gërvalla e cila ia përmendi emrin atij dhe disa deputetëve të tjerë, duke shtuar se “u bënë bashkë me PDK-në e Listën Serbe dhe votuan kundër saj”.
Quni ka shkruar se ai e ka një parim në jetë e që nuk mund t’ia besojë “një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”.
“Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë.”, ka shkruar Quni në Facebook.
Quni ka shtuar se ai beson vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen.
“Është kjo besnikëri që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë, atë që është në shërbim të qytetarëve.”, ka vazhduar ai.