Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka vazhduar përplasjen me deputeten nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, Donika Gërvallën, pasi që kjo e fundit sot ka përmendur Qunin dhe disa deputetë të tjerë, duke thënë se ata u bën bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër saj.
Quni në reagimin e tij ka thënë se ‘’brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten’’.